Shqip

Shqip

Viti 2013 është vit historik, jo vetëm për KF Shqiponja, por edhe për të gjitha femrat shqiptare në Australi. Për here të parë në historinë e KF Shqiponja, por edhe më gjerë, nëpër të cilën kemi luftuar vazhdmisht që nga vitet e 70-ta, kam nderin të ju njohtoj se ne, më në fund, jemi bashkuar në një ekip – ekipi i femrave shqiptare!

Ishte ky një fillim i vështirë, por sikur çdo vështirësi tjetër që KF Shqiponja e përballon, ne nuk u ndalem. Vajzat tona janë të grupëmoshave të ndryshme; më e reja është 13 vjeçare kurse më e vjetra, vetëm për nga numri por jo edhe për nga zemra e saj e madhe, është 32 vjeçare.

Nuk ia dinim as emrin njëra-tjetrës në fillim, por me rëndësi ishte që e dinim se të gjitha ishim bashkuar në një ekip shqiptarë. Filluam me stërvitjen e parë dhe gjithçka tjetër pastaj i takon historisë. Tani, vajzat tona ua mësojnë zhargonin e lojës në gjuhën Shqipe vajzave që nuk flasin Shqip. Jo, Maria, nuk mund ti thuash ato fjalë gjyqtarit as në gjuhën Shqipe…
Kapitenja jonë është Drita Memishi, kurse zëvendës- kapitene është Mendi Taipi. Ekipi i trajnerëve tonë përbëhet nga Gjergj Brisku, Hasan Kraja, Feta Memishi dhe Shpend Sabriu, por pa harruar edhe menaxheren tonë Leonora Abdullai, e cila ka punuar jashtëzakonisht shumë që ne të arrijmë ku jemi sot.
Të gjitha lojtaret tona ju falënderojnë të gjithë juve që keni shfaqur besim në ne, që na përkrahni dhe na ndihmoni me çdo gjë dhe që na mundësuat që edhe ne të luajmë futboll. Shumë falemnderit!
Dëshirojmë mirëseardhje të gjithëve atyre që dëshirojnë të na bashkohen, jo vetëm si ekip, por si familje.

Kupa e Brimbankut 2015

Për të dytin vit me radhë KF Shqiponja ishte pjesëmarrëse në turnirin vjetor Kupa e Brimbankut 2013 që organizohet nga komuna e Brimbankut me qëllim që të afrojë në mes veti ekipet e ndryshme dhe komunitetin në përgjithësi. Kjo ngjarje këtë vit u mbajt në kompleksin e KF Keilor Park. KF Shqiponja ishte në grup me KF Melbourne Knights dhe Western Tigers (klub i komunitetit) në garat për meshkuj.

Ekipi i Femrave
Për herë tëparë  në histori të klubit, KF Shqiponja këtë vit u paraqit me ekip të femrave me një numër të madh prej 20 lojtareve e cila u cilësua si një arritje e madhe e klubit. Edhepse rezultati nuk shkoi në favor tonin vajzat tona duhet të mburren me angazhimin e madh që treguan në fushë të gjelbërt. Vajzat tona janë duke ushtruar me të madhe dhe besojmë që do të jenë të gatshme që nga ndeshja e parë e sezonës 2013.
Ekipi i Meshkujve
KF Shqiponja tuboi 20 lojtarë gjatë 2 ditëve të turnirit. Përqëndrimi  kryesor i trajnerit të ri ishte që t’iu mundësojë lojtarëve lojë dhe minutazh sa më të madh, e githashtu edhe të zbatojë  një stil të lojës që KF Shqiponja beson që do të jetë i sukseshëm gjatë vitit 2013.
Ndeshja e parë ishte kundër Melbourne Knights të cilën KF Shqiponja e fitoi me rezultat 2:1. Shqiponja tregoi lojë të bukur duke krijuar raste të shumta, duke mbajtur dhe kontrolluar topin me sukses, dhe duke u mbrojtur fuçishëm.
Ndeshja e dytë ishte kundër Western Tigers, të cilën Shqiponja e fitoi me rezultat të bindshëm 7:0, të cilën ndeshje Shqiponja prap e kontrolloi tërë kohën me suskes.
Në ditën e dytë, Shqiponja u përball me Keilor Wolves në çerek finale. Ndeshja përfundoi në favor të Shqiponjës me rezulat 1:0. Kjo fitore dërgoi Shqiponjën në gjysëm finale kundër Cairnlea, të cilën gjithashtu e fitoi me rezultat bindës 3:0, falë angazhimit të madh të lojtarëve dhe stilit të ri të lojës që djemtë tanë e zbatuan gjatë takimit.
KF Shqiponja arriti në finale që të takohet me ekipin Westvale, rival ky local i Shqiponjës i cili u promovua këtë vit në Ligën e Tretë Shtetërore. Shqiponja filloi ndeshjen si një ditë më parë dhe dominoi tërë kohën e pjesës së pare, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses. Westvale u mbrojt fuçishëm gjatë tërë ndeshjes, e sidomos portieri i tyre vlen të përmendet i cili  ia doli të ndalë topin pa e prekur rrjetën shumë herë. Pak kohë para përfundimit të pjesës së parë, Shqiponja e humbi paksa koncentrimin kurse Westvale e shfrytëzoi rastin dhe shënoi golin e parë. Pas pushimit, Westvale sikur u zgjua nga gjumi dhe zhvilloi lojë më të bukur  sesa në pjesën e parë, dhe një gjuajtje nga largësia prap e dërgoi topin në rrjetën e Shqiponjës. Vetëm disa minuta më vonë Westvale me një sulm të bukur tundi rrjetën e Shqiponjës për herë të tretë, me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja. Edhepse Shqiponja humbi ndeshjen, është për t’u mburrur me angazhimin dhe lojën e treguar të djemëve të saj gjatë dy ditëve të turnirit.